Balluku: Pritet të ulen me 20% çmimet e biletave në aeroportin e Rinasit

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ekonomisë miratoi zgjatjen e kontratës koncesionare për aeroportin ndërkombëtarë të Rinasit.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku shpjegoi se zgjatja e kontratës koncesionare me 13 vjet erdhi pas garancisë nga ana e koncesionarit shqiptar për të ulur tarifat që do të lehtësojnë edhe qytetarët tek çmimet e biletave.

“Përcaktohet ulja e vlerës ekonomike të biletës për qytetarët që do të fluturojnë nga dhe drejt këtij aeroporti, duke reduktuar tarifat me 20% (per te rriturit) dhe 40% për fëmijët”, tha Balluku.

Kontrata parashikon disa investime të detyrueshme për t’u realizuar në aeroport.

Sanksione financiare deri në prishje të kontratës janë parashikuar në rast të shkeljes së kontratës nga koncesionari.

Siguria e aeroportit ndërkombëtar është cenuar disa herë gjatë viteve të shkuara. Që kjo mos të përsëritet kontrata parashikon penalitete për kompaninë që ka në pronësi aeroportin “Nënë Tereza”.

 

Zjarr Tv Ad