Gjykata nuk e lejon kandidimin e Kurtit në zgjedhje

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

14 shkurti po afron, por paqartësitë janë të shumta rreth kandidimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit, kjo pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në broshurën e publikuar me listën e kandidatëve, ka fshirë numrat e kandidatëve të cilëve u është mohuar kandidimi. Qytetarët janë shprehur të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me votën e tyre, nëse votojnë kandidatët të cilët nuk janë të certifikuar nga KQZ, përfshirë këtu edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak se në opinion janë krijuar këto paqartësi.

”Fleta e votimit i ka në njërën anë subjektet politike dhe në anën tjetër numrat e kandidatëve. Secili votues ka të drejtë të votojë një subjekt politik dhe pesë numra sipas përzgjedhjes së tij. Po të ishte ndryshe do të hiqnim numrat, kjo është një ‘spin’ që po e përhapin LDK dhe partitë tjera për të habitur njerëzit. Secili votues ka të drejtë të votojë secilin kandidatë nga numri 1 e tutje, ose ka të drejtë të mos votojë asnjë kandidatë edhe vlen vetëm vota për subjektin politik. Në këtë vend po përpiqen të shkatërrojnë çdo gjë. Është absurditet që po përhapet nga PDK dhe LDK, pra nuk mund të shpallet vota e pavlefshme. Ajo vetëm zyrtarisht nuk numërohet, pra vota për një kandidatë që nuk është i certifikuar, por vota nuk shpallet e pavlefshme”, sqaroi ai.

 

Zjarr Tv Ad