Aktivistja e moshimit Ermira Pirdeni në një intervistë për Fax News tha se akoma situata vazhdon e njejtë sa i përket problemeve të moshës së tretë, sipas saj mungojnë strukturat dhe roli i tyre në shoqëri nuk respektohet mjaftueshëm.
Pirdeni theksoi se prindërimi i gjyshërve, pra përkujdesja e tyre ndaj nipërve që është e jashtzakonshme në Shqipëri është një punë që prej dekadash nuk po vlerësohet sa duhet, të moshuarit nuk kanë teknologjine për të marrë informacion dhe u jepen pensione qesharake.
Aktivistja bëri një krahasim me vendet e tjera duke renditur një sërë masash që këtu nuk janë marrë dhe sipas edhe në kohë të komunizmit kjo moshë kishte ca përfitime më shumë për kontributin e tyre në familje dhe komunitet.
“Në cdo intervistë na gjen njëlloj, mungojnë infrastrukturat. Jam kthyer nga një takim ndërkombetar dhe tema e diskutimit ishte pjesmarrja e të moshuarve në vendimarrje dhe pikërisht për këtë duhen ngritur këshilla kombëtare ose lokale nëpër komunitete.
Komuniteti është shumë i rëndësishëm për të moshuarit dhe fëmijët, aty e merr sigurinë. Ata e ofrojnë përkujdesjen për nipërit por prindërimi i tyre nuk vlerësohet. Të moshuarit të kenë barazi në teknologji që të marin informacione te nevojshme, dhe këtu flasim për vendet e zhvilluara që e kanë dhe këtu mungon.
Prindërimi i gjyshërve është një punë e papaguar prej dekadash dhe askush nuk e kupton rëndësinë e saj se cfarë vlere ka në mirëqenien e familjes.
Ata i mbështesin nipërit në mënyrë të jashtzakonshme dhe kjo gjë nuk respektohet mjaftueshëm. Të moshuarit nuk duhet të mbyllen nëpër azile, aty ku sëmuren edhe më keq dhe nuk janë aktiv, shumica janë të fuqishëm dhe mbi të gjitha janë të shkolluar. S’ka infrastrukturë sepse ata mund të jepnin akoma më shumë kontribut për komunitetin.
Infrastruktura në vendet e tjera është se ato mbështeten me transportin publik falas, u japin një financë të caktuar kur kanë vështirësi ekonomike, crrënjosja e varfërisë është obligim nuk është bamirësi.
Dhe këto cështje janë neglizhuar sepse lehtësisht mund të zgjidheshin, jam aktiviste që në ’90 dhe pse isha e re atëherë dhe nuk ma kishte marrë mendja që pas shumë vitesh do të kisha pension qesharak. Në kohë të Enverit shkonim në llixha dhe tani janë ca fshatare më shami në kokë që japin super kontribute dhe nuk vlerësohen aspak.
Kemi pasur bibliotekë dikur në komunitetin tonë dhe më pas ajo u zhduk. Nuk u jepet njohuri të moshuarve, edhe te ushqimi i tyre po ndërhyjnë, nuk bëhet fjalë për cilësi.
Si mund të zhduken parqet për të parkuar aty makinën dhe pastaj thonë hap dritaren për të marrë ajër se po qarkullon Covidi, cfarë ajri të marr?
Kishim shumë gjëra që tani po mungojnë, nuk egziston asnjë strukturë për të moshuarit dhe ai pension minimal nuk shërben për asgjë“-u shpreh Pirdeni.