Ilir Demalia sulmon Evi Kokalarin: Gënjen dhe manipulon! Nuk ka fuqi që ta çojë çështjen e Bashës në Kongresin Amerikan

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Demalia ka sulmuar aktivisten Evi Kokalari, pasi u shpreh se ajo gënjen kur thotë se është mbesa e Musine Kokalarit, apo që ka patur prindërit e persekutuar.

Përsa i përket akuzave të Kokalarit për dosjen e Bashës, për të cilën aktivistja ka thënë se do e çojë në Kongresin Amerikan, Demalia u shpreh se ajo nuk ka fuqi që ta bëjë këtë hap.

“Pse është i pabesueshëm ky njeri? Ky njeri gënjen dhe manipulon kur thotë “jam mbesa e Musine Kokalarit”, gënjen kur thotë se “prindërit kanë qenë të persekutuar”. I ati ka qenë Sekretar Partie në Fakultetin e Mjekësisë.

Ajo dhe kushdo ka të drejtë të takojë Kongresmenin, por këtu punohet me lobingje dhe pagesa. Por që të ngresh këtë çështje në Kongres, do disa persona. Nuk ka fuqi, jo Evi Kokalari, por as Kongresmeni amerikan që do kandidojë tani që ta çojë këtë çështje në Kongres. Çështja e Bashës dihet, ka dhënë para dhe s’ka asgjë të re. E di Kongresi dhe drejtësia amerikane”, tha Ilir Demalia.

Zjarr Tv Ad