Dita e 6-të e grevës së urisë/ Është dërguar për në spital njëra nga grevistet: Do fusim në grevë urie edhe fëmijët

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Naftëtarët e Ballshit, prej 23 ditësh janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë pagat e tyre dhe rikthimin në punë.

Në ditën e 18-të të grevës, 10-të naftëtarë e lanë grevën, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësorë, ndërsa u zëvëndësuan nga gratë e tyre, të cilat po bëjnë gjashtë ditë në grevë.

Mësohet se gjendja shëndetësore e grave, është përkeqësuar dhe se njëra prej tyre, është dërguar në spitalin e Ballshit, për shkak të problemeve që ka patur me tensionin.

Ato janë shprehur se; grava e tyre vazhdon pa shkëputje, madje edhe nëse nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë, do të zëvendësohen nga fëmijët e tyre.

Ndër të tjera, naftëtaret janë shprehur se; do të ketë negociata me kryeministrin Edi Rama, nëse u jepen pagat.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Rama u kërkoi naftëtarëve, që të linin grevën e urisë.

Zjarr Tv Ad