Ditmir Bushati kundër ambasadores së re në Greqi, Luela Hajdaraga

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Jashtëm i dha mbështetjen Luela Hajdaragës për të na përfaqësuar në ambasadën shqiptare në Greqi.
Deputetë të PS dhe ato të pakicës parlamentare u rreshtuan pro kandidaturës së saj të propozuara nga ministri i jashtëm.Por sërish çështjet e diplomacisë kanë shkaktuar përplasje mes Ditmir Bushatit dhe partisë së tij. Ai e quajti të paligjshme procedurën e zëvendësimit të ambasadorës Hobdari me Hajdaragën.

Ditmir Bushati: Nuk jemi në kushtet e ligjshmërisë. Presidenti nuk është shprehur ende për aktin që krijon vakancën”Ish-ministri i jashtëm duke u nisur nga emri i propozuar si kandidate për ambasadore në Athinë, shprehu zhgënjimin si ministria e jashtem ka shkelur një traditë 100 vjeçare. Sipas tij Hjadaraga nuk i plotëson kriterët për t’u zgjdhur.Ditmir Bushati: Ambasador apo gjeneral do një gradë të caktuar. Nuk bëhesh me bashkëngjitje. Bëhesh ose kur ke një karrierë të pandërprerë në shërbimin e jashtëm, minimalisht gradën këshilltar ose një kandidat ka 10 vjet përvojë punë në ministrinë e Jashtme.   Madje Bushati kritikoi edhe punën e ministrit të jashtëm për sjelljen e tij ndaj diplomatëve.Ditmir Bushati: Lere me të ushqehet media me deklarime për shpartallime celulash nëpër ambasada, apo shkarkime masive.Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli i kërkoi Bushatit që të merret me emrin dhe jo me procedurat e përzgjedhjes.Ndërsa kandidatja për ambasadore Luela Hajdaraga në fjalë e saj premtoi se nën drejtimin e saj do të kenë përmirësime në shërbimet konsullore si dhe do të përmirësojë marrëveshjet dypalëshe.Ndërkohë për paktin detar mes Athinës dhe Tiranës, Hajdaraga është koshiente që nuk është vetëm një çështje ambasdorësh, por do të diskutohet në nivele më të larta.
Emri i saj ndodhet në tryezën e Presidentit Meta, për të marrë miratimin e tij me dekret

Zjarr Tv Ad