Britanikët refuzojnë vaksinën anti-covid

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet britanike mund të gjenden përballë situatave të pakëndshme për të vaksinuar një çerekun e qytetarëve me vaksinën anti-Covid-19. Sipas një studimi, në total 27 për qind e personave të pyetur nëse do ta pranonin vaksinën për Covid-19, kanë dhënë përgjigje negative.Edhe pse Britania e Madhe është në një fazë të avancuar për një vaksinë kundër covid 19, autoritetet mund të gjenden në një situatë të vështirë për të realizuar vaksinimi e gjithë popullsisë. Sipas një studimi të bërë nga agjencia e kërkimit ORB International, 27 për qind e personave të pyetur nëse do ta pranonin vaksinën për Covid-19, kanë dhënë përgjigje negative.Agjencia i pyeti britanikët nësë ishin dakod me këtë deklaratë: “Unë nuk do të doja që të vaksinohesha me vaksinën e koronavirusit nëse një vaksinë e cilësisë e lartë do të ishte e disponushme.”Të paktën 13 për qind e atyre që u përgjigjën thanë “jo” ndërsa 14 për qind të tjerë shtuan se nuk ishin të sigurt nëse donin që të vaksinoheshin.“Të dhënat që sugjerojnë se shumë njerëz mund ta refuzojnë vaksinën janë shumë shqetësuese dhe në fakt shumë egoiste. Nëse kemi gati një vaksinë efektive, dhe pothuajse të gjithë e bëjnë, gjatë natës të gjitha kufizimet mund të hiqen dhe jeta mund t’i kthehet normalitetit. Ka shumë keqinformim në internet”, u shpreh Profesori I mjekësisë, Paul Hunter.Anketa vjen pasi publikimit të lajmit se Britania e Madhe kishte nënshkruar një marrëveshje për 90 milionë doza vaksinash premtuese që po zhvillohen. Marrëveshja e re është e ndarë nga 100 milionë dozat e vaksinës që po zhvillohen nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit në partneritet me kompaninë farmaceutike AstraZeneca.

Zjarr Tv Ad