Djali i Bujar Nishanit: ‘Po bab, Shqipëria do bëhet’! ‘Ishe i pari që kuptove se kush donte shkatërrimin e…‘

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ersi Nishani, djali i Presidentit të ndjerë Bujar Nishani, i cili njëkohësisht ishte dhe pjesë strukturave të Partisë Demokratike i ka dedikuar disa rreshta babait të tij sot. Në një postim në Facebook, i riu shkruan se Bujar Nishani ka qenë i pari që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga PD-ja, pasi e ka kuptuar lojën e tij. Ersi Nishani shton më tej se Shqipëria do të bëhet, pikërisht ashtu siç shpresonte babai i tij.

Postimi i plotë:

Ti ishe i pari qe ngrite zerin dhe kerkove doreheqjen e Lulzim Braves nga misioni i tij per te shkaterruar opoziten dhe demokracine ne Shqiperi! Ti ishe i vetmi qe akuzove publikisht Lulzim Braven per komplote mbrapa krahesh dhe percarje te opozites ne bashkepunim me Edi Ramen!  Ti e doje kete parti me gjithe zemer , pa interes material apo vetjak, sepse Ti kishe kapur majat e karrieres tende por e shihje PD si shpresen e vetme per nje Shqiperi me demokratike!  Me vjen mire qe arrite te shohesh rithemelimin e PD, ashtu sic deshiroje ti.  Sot ende ka disa deshtake, qe vazhdojne nen gjurmet e Lulit, sabotimin e opozites dhe demokracise ne Shqiperi. Keta deshtake do te vazhdojne, pasi ndryshe nga ty, ata shohin interesin material dhe vetjak, atyre nuk i behet vone as per demokratet, as per opoziten, as per demokracine. Por ashtu sic me thoje ti gjithmone – drejtesia vonon, por nuk harron. Dhe ata qe le pas, sot 1 vit mbas Kuvendit madheshtor te rithemelimit po vazhdojne kauzen tende, per nje Shqiperi me demokratike, me te lire. Po bab, Shqiperia do behet! Na mungon te gjitheve!

Zjarr Tv Ad