Sulme me dronë ndaj objekteve energjitike në Odesa, 1.5 milionë njerëz në errësirë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Ukrainë vijojnë luftimet e ashpra. Kievi njoftoi se ushtria ukrainase kreu disa sulme me raketa në qytetin Melitopol, në juglindje të vendit, i cili është nën kontrollin e ushtrisë ruse. Nga ana tjetër 1.5 milionë banorë në Odesa kanë mbetur pa energji elektrike, pasi forcat ruse goditën me dronë iranianë dy objekteve energjitike.

Ushtria Ukrainase kreu disa sulme me raketa në qytetin Melitopol, në juglindje të vendit, i cili është nën kontrollin e ushtrisë ruse. Moska tha se si pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën 10 të tjerë. Por autoritetet ukrainase thonë se janë vrarë me dhjetra pushtues sikurse u shprehën ata, duke iu referuar numrit të ushtarëve rusë të vrarë. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur informacionet e dhëna nga të dyja palët.

Ndërkohë si pasojë e një sulmi me dronë iranian ndaj dy objekteve që furnizojnë me energji qytetin port të Odesës, 1.5 milionë njerëz kanë mbetur në errësirë.

Që nga muaji tetor, Moska ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës duke kryer sulme të shumta me raketa dhe dronë.

Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës rajonale të Odesës, tha se energjia elektrike do të rikthehet “në ditët në vijim”, ndërsa restaurimi i plotë i rrjetit mund të zgjasë dy deri në tre muaj.

Kievi thotë se Rusia ka lëshuar qindra dronë “Shahed-136” të prodhuar nga Irani ndaj disa objekte energjitike në Ukrainë, duke i cilësuar sulmet krime lufte për shkak të efektit të tyre shkatërrues në jetën civile. Moska thotë se sulmet e saj janë legjitime dhe se ato nuk kanë si objektiv popullatën civile, raporton Zeri i Amerikës.

Në një njoftim në Facebook, forcat e armatosura të Ukrainës bënë të ditur se 15 dronë ishin lëshuar nga trupat ruse në drejtim të Odesës dhe Mykolaivit, por sipas tyre 10 dronë ishin rrëzuar.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të shtunën se gjasat janë që mbështetja ushtarake e Iranit për Rusinë të rritet në muajt e ardhshëm, falë dërgesave të mundshme në raketa balistike.

Ndërkohë sipas një blogeri nacionalist rus që vizitoi zonën e konfliktit disa oficerë rusë që luftojnë në Ukrainë janë shprehur të pakënaqur me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu si dhe presidentin Vladimir Putin, për shkak të përparimit të dobët në fushën e betejës.

Komentet u bënë nga Igor Girkin, një nacionalist dhe ish-oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë që ndihmoi Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014 si dhe u përfshi në organizimin e milicisë pro-ruse në Ukrainën lindore.

Në Rusi, kritika e drejtpërdrejtë publike ndaj Putinit janë të rralla, megjithatë blogerët nacionalistë kanë qenë të hapur lidhur me zhvillimet e në luftës, veçanërisht humbjet e mëdha që ka pësuar Moska në rajonin e Kharkivit, në muajin shtator. / VOA

Zjarr Tv Ad