Pa këmbë por me një ëndërr të madhe, të luaj me një futbollist të kalibrit të lartë.
Kjo ishte dëshira e Ali Turganbekov, përpara se të vizitonte kombëtaren e Ukrainës dhe të luante me legjendën e futbollit botëror, Andriy Shevchenko. 11 vjeçari, i cili ka lindur pa këmbë, ka fituar zemrat e të gjithëve teksa ka udhëtuar nga Kazakistani i tij i origjinës për të luajtur me ish-yllin e Milanit.
Ali vizitoi fushën stërvitore të skuadrës së Ukrainës, përpara se së bashku me Shevchenko të praktikonin aftësitë e tyre me topin.
Në llogarinë e Instagram, 11 vjeçari kazak shkruan se ishte i pushtuar nga emocionet pasi takoi Shevchenko, i cili shënoi 175 gola për Milan gjatë një karriere shtatëvjeçare në San Siro, ku fitoi Ligën e Kampionëve në 2003 dhe në 2004 “Topin e Artë”.