Erdogan: Të mos lejohet normalizimi i ksenofobisë e islamofobisë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Popuj dhe qeveritë perëndimore të mos lejojnë normalizimin e racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë”- Apeli vjen nga presidenti turk Erdogan pas sulmit terrorist në Zelandën e Re.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, Erdogan shkroi një artikull për gazetën “Washington Post”, me titull Terroristi i Zelandës së Re dhe DEASH-i janë i të njëjtit produkt”.

Presidenti turk solli në vëmendje se mbi armët e vrasjes dhe manifestit të cilin terroristi e publikoi në internet gjenden shumë referenca historike.

Presidenti turk tha se autoritetet kompetente të vendit të tij pas sulmit terrorist kanë vënë në pah se sulmuesi Brenton Harrison Tarrant në vitin 2016 dy herë ka vizituar Turqinë si dhe vende të ndryshme si Marok, Izrael dhe Kroaci.

“Njësitë turke të inteligjencës dhe sigurisë, për të ndriçuar incidentin dhe parandalimin e sulmeve që mund të ndodhin në të ardhmen, do të vazhdojnë punimet e tyre duke bashkëpunuar me Zelandën e Re dhe vendet tjera”, theksoi Erdoğan.

Ai tha se populli i tij nuk është përballur për herë të parë me falsifikimin e historisë nga ana e terroristëve. “Organizata terroriste DEASH e cila historinë e komenton nga perspektiva e ideologjisë së saj radikale dhe vrasësi i mijëra civilëve shumica e të cilëve muslimanë, në vitet e fundit ka bërë thirrje për ‘ripushtimin e Stambollit’”, tha Erdogan duke shtuar se kjo tregon ngjashmëri me fjalët në manifestin e terroristit të Christchurch.

“Nëse bota dëshiron të parandalojë që sulme të ngjashme si ai që ndodhi në Zelandën e Re të mos përsëritet në të ardhmen, fillimisht duhet të identifikojë se kjo ngjarje ka ndodhur si rezultat i një fushate të koordinuar njollosëse”, tha presidenti turk, ndwrsa theksoi se numri i politikanëve dhe komentuesve perëndimorë që fajin e akteve terroriste të DEASH-it e kanë hedhur mbi Islamin dhe muslimanët është shumë i madh.

 

Zjarr Tv Ad