Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Do deklarojnë pasurinë 4 persona nga Tirana, mes tyre i kërkuari për...

Do deklarojnë pasurinë 4 persona nga Tirana, mes tyre i kërkuari për kokainën në Xibrakë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave në Tiranë të dënuar për drogë, armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe grup të strukturuar kriminal.

Një prej tyre, Genci Xhixha, është i njohur për kokainën në laboratorin e “Xibrakut” . Ai ishte organizatori dhe financuesi i grupit të kokainës, është dënuar në mungesë me 13 vite burg.

Duhet të deklarojnë pasurinë shtetasit:

Altin Çela, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Genci Xhixha, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Ergest Zhupani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Sulejman Sina, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Zjarr Tv Ad