‘Nuk vuante nga depresioni, problemet i nisën në spital’/ Flet i afërmi i 65-vjeçarit që u vetëvar

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkëlqim Topollaj, i afërmi i Hasan Mirës, 65-vjeçarit  që u hodh nga kati i katërt i spitalit të Sanatoriumit, ka treguar në një lidhje për ABC News gjendjen e tij shëndetësore përgjatë ditëve të fundit. Ai ka shpjeguar se Mira ishte infektuar katër ditë më parë, dhe më pas ishte shtruar në spital para dy ditësh për shkak se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Topollaj shprehet se Mira ka shfaqur shenja agresiviteti pas shtrimit në spital, dhe për këtë arsye stafi e ka vendosur në një dhomë më vete. Ai nuk ka pranuar të mbajë maskën e oksigjenit, ndërsa ka mbajtur komunikime me të vëllanë e tij.

Ndërsa lidhur me pretendimin e mbesës së të ndjerit se ai vuante nga depresioni, Topollaj tha se kjo nuk është e vërtetë duke i mëshuar faktit se problemet kanë nisur pas shtrimit në spital.

“Hasani kishte rreth katër ditë që vuante. Pas dy ditësh ishte rënduar situata e tij dhe vendosëm ta sjellim në spital. Nga të dhënat që kemi ai është acaruar edhe ka qenë i çekuilibruar dhe i nerviozuar dhe nuk ka dashur të mbajë oksigjenin dhe ka qenë shumë i acaruar. E kanë dërguar në dhomë vetëm pasi ka shfaqur shenja dhune dhe agresiviteti, paqëndrueshmërie.

Nuk besoj se është çështje spitalore, por mbase nga paniku. Nuk e di a ka pasur telefon. Ka folur me të vëllain kur ka qenë i shtruar në spital. Nuk ka qenë i qetë fare.

Në kohën kur ka qenë në spital ka qenë i qetë. Nuk vuante nga depresioni. Nuk është kuruar asnjëherë. Gjetan Gjetani ka komunikuar më shumë se ne nuk kemi nga marrim informacion.

Këto m’i tha vëllai mua. Kur ka shkuar në spital ka qenë në një dhomë jo vetëm dhe ka shfaqur shenja agresiviteti. Për këta arsye e kanë veçuar për të mos shqetësuar pacientët e tjerë. Ka qenë njeri i rregullt, ka pasur një biznes, ka qenë mirë mendërisht”, u shpreh Topollaj.

Hasan Mira është pacient i dytë me Covid-19 që hidhet nga dritarja e dhomës së spitalit, pas 29-vjeçarit nga Durrësi.

Ai ishte vjehrri i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Gjetan Gjetani.

Zjarr Tv Ad