“Do qëndrojmë gjithmonë krah Shqipërisë”, i dërguari special i Britanisë së Madhe mbërrin në Tiranë, takohet me Ramën dhe Bashën

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Stuart Peach, i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor ka ardhur në Tiranë. Ai është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Lajmin e jep ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, i cili thotë se Sir Peach është takuar dhe me liderin e opozitës Lulzim Basha.

“Vizitë produktive në Shqipëri e të dërguarit speciale të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Takoi liderin e Qeverisë, opozitës, sigurisë, energjisë dhe klimës. Angazhimi i Mbretësisë së Bashkuar 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike: Ne do të qëndrojmë gjithmonë krah Shqipërisë dhe popullit shqiptar”, shkruan ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Zjarr Tv Ad