Investimet amerikane po rriten, Yuri Kim: Do tërhiqen edhe më shumë, nëse mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me ryshfet

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim thotë se investimet amerikane në Shqipëri janë rritur, ndërsa bën thirrje për vazhdimin e implementimit të reformës në drejtësi.

Kim shprehet se investimet do të rriten edhe më tepër nëse mosmarrëveshjet zgjidhen përmes gjykatave të pastra dhe ligjeve transparente.

“Kënaqësi të shikosh investimet amerikane të rriten në Shqipëri. Ligje racionale, transparente dhe gjykata të pastra (si përshembull mosmarrëveshje të zgjidhura nga ligji dhe jo nga ryshfeti) do të tërheqin edhe më tepër.

Le të vijojmë me implementimin e reformës në drejtësi, që të ketë më tepër mundësi për munësim dhe prosperitet për më shumë njerëz”, shkruan ambasadorja Kim.

 

Zjarr Tv Ad