“Do të ulet mosha e vaksinimit në gjithë vendin”, Manastirliu: Ndërprerja e fluturimeve ka shkaktuar vonesa, Rama: Kanë marrë përsipër të sfidojnë kryeministrin e gabuar

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Gjirokastër.

Ministrja Manastirliu është shprehur se gjatë fundjavës pritet të ketë një ulje të grupmoshës së vaksinimit në të gjithë vendin.

Në gjithë qarkun e Gjirokastrës janë kryer mbi 10 mijë vaksinime, ndërsa në tërësi kemi arritur mbi 230 mijë vaksinime. Në Gjirokastër ne kemi filluar të ulim grupmoshën. Edhe pse në fakt presim që gjatë kësaj fundjavës të kemi një ulje të moshës në gjithë vendin, pra + 65 vjeç dhe +60 ata me sëmundje kronike”, tha Manastirliu.

Ministrja shtoi se ndërprerja e fluturimeve ka bërë që të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave, ndërkohë që tha se janë të përgatitur për të rritur ritmin e vaksinimit.

Kemi pasur pak vështirësi sepse në fakt pezullimi i linjave ajrore ka bërë që edhe vaksinat që prisnim që të vinin, të vonohen. Ndërkohë që ne duam që të rrisim ritmin e vaksinimeve dhe jemi të përgatitur për 20-30 mijë vaksinime në ditë”, bëri me dije Manastirliu.

Nga ana tjetër, Rama u shpreh se ata që kanë pëzulluar punën në aeroportin ‘Nënë Teresa’, kanë zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin e gabuar.

Që prej fillimit të vaksinimit, në vendin tonë janë kryer në total 232,556 doza të vaksinës ndaj COVID19, nga të cilat janë mbi 162 mijë të moshuar të vaksinuar.

Zjarr Tv Ad