“Do vijë dita ku nuk do durojmë më dhe fundi do jetë…”, Stresi reagon pas vdekjes së Lear Kurtit gjatë shoqërimit në komisariat

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj (Stresi) ka reaguar për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti i cili ndërroi jetë gjatë shoqërimit të tij në komisariat mbrëmjen e së mërkurës.

Këngëtari u shpreh se Ardi Veliu s’duhet të veshë uniformën e policit, duke shtuar se “fajin e ka tjetër kush për këtë”.

Ndërsa kujtoi momentet kur dilte në protesta me 32-vjeçarin, Stresi e konsideroi një padrejtësi ndarjen e tij nga jeta duke iu drejtuar “kjo që të ndodhi ty është e papranueshme. Ishe kundër padrejtësisë dhe ike nga padrejtësia. Lamtumirë, të fala vëllezërve atje lart.”

Stresi: Ngushëllimet e mia familjarëve. Prej 15 vitesh njiheshim. Unë në park fillova karrierën e muzikës me ju dhe e kisha për detyrim të të thosha dy gjëra të vogla vëllai im. Të falënderoj për ato momente që kemi kaluar bashkë, ishe shok besnik dhe shumë rob Zoti. Padrejtësia do ekzistojë për shumë kohë në Shqipëri, pabesia, skllavërimi e shumë gjëra të tjera noku… Zoti na sprovon në çdo lloj mënyre mirëpo dhimbjet janë të shumta. Policat nuk janë të gjithë njësoj, ka edhe të mirë, por kjo që të ndodhi ty është e papranueshme sepse ia kanë marrë dorën me neve djemtë e rinj.

Por do vijë një ditë që s’do durojmë dhe do jetë fundi më i keq i tyre që kanë parë ndonjëherë shqiptarët. Sa të jetë Ardi Veliu në polici e kam thënë prej vitesh dhe e them që ai njeri s’duhet të veshë uniformë blu, po fajin e ka tjetër kush! Të dy kemi dalë në protesta dikur, e mbaj mend shumë mirë dhe ti ishe kundra padrejtësisë dhe sot ike nga kjo jetë nga padrejtësia. Lart qofsh pranë Zotit, lamtumirë, të fala vëllezërve atje lart.

Zjarr Tv Ad