Doli kundër Bashës dhe hodhi votën në kuti, Vangjel Dule: Vota ime ishte kundër…

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule ka dhënë  një deklaratë në lidhje me votimin e djeshëm për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ai është shprehur edhe në një herë se vota e tij në Parlament ka qenë kundër Nikollës

“Megjithë deklaratën time të qartë dje pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, në prani të shumë mediave, ende vazhdon të përhapet një tymnajë mediatike e pakuptimtë. Ashtu siç pata kurajon publikisht të diferencohem, për arsye konceptimi të ndryshëm, nga shumica e kolegëve opozitarë në mënyrën e votimit, për më tepër nuk më mungon ajo ta pohoj po publikisht, në respekt të së drejtës së qytetarëve për të ditur të vërtetën që tentohet të shtrembërohet qëllimisht, pavarësisht se nuk është etike në rastin e votës së fshehtë, se vota ime ishte kundër kandidaturës së Zonjës Nikolli” thotë Dule.

Mirëpo ajo që bie në kundërshtim është se dje në Kuvend dolën katër vota kundër, ku në një deklaratë LSi tha se 4 deputetët e saj kishin votuar kundër, ndërsa sot na dalin 5 persona kundër me katër vota në kuti kundër.

Basha për të parë vetë votat kundër të PD, urdhëroi grisjen e fletëve të votimit nga demokratët pa i futur në kutinë e votimit.

Zjarr Tv Ad