Mijëra qytetarë marshuan në përkujtim të viktimave të zjarrit në Tetovë, mbollën 14 pemë dhe mbajtën 1 minutë heshtje

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra qytetarë marshuan sot në Sheshin “Iliria” të Tetovës në nder të 14 viktimave të zjarrit në spitalin Covid.

Në shenjë përkujtimi për ata që humbën jetën tragjikisht, marshuesit mbollën 14 pemë. Ata u ulën para spitalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, duke mbajtur një minutë në heshtje. “Ishallah është kjo e fundit që i ndodh Tetovës”, u lutën marshuesit.

Ngjarja e rëndë mbrëmjen e 8 Shtatorit, ku Spitali Modular Covid në Tetovë u përfshi nga zjarri dhe si pasojë humbën jetën 14 persona, kryesisht pacientë që po merrnin trajtim për Covid-19. Ndërsa mbetën të plagosur 12 të tjerë, të cilët u transportuan në Spitalin e Shkupit për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Zjarr Tv Ad