Donald Trump sërish President në Gusht?

0
1085
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhe pse tingëllon absurde mediat amerikane raportojnë se Donald Trump mendon të jetë sërish presidenti i vendit në gusht të këtij viti.

Ai është i përqendruar në verifikimet elektorale në disa shtete amerikane, për manipulime të ndryshme apo vota që duhet të deklarohen të pavlefshme. Nëse këto vërtetohen ai është i bindur se zgjedhjet do të kthehen në favor të tij duke anuluar fitoren e Joe Biden.

Këto fakte ndjekin linjën e zhurmës së krijuar nga ish këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Michael T. Flynn, i cili nuk përjashton mundësinë e një grushti shteti si ai në Mianmar, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë një person në Florida bëhet i dyti që pranon se ka marrë pjesë në sulmin e kongresit amerikan në 6 janar. 38 vjecari Paul Hodgkins pranoi se madje kishte ndaluar hyrjen në kongres të një agjenti sigurie. Ai është një prej 450 të akuzuarve për sulm dhe përballet me pesë akuza mes të cilave trazira dhe pengim të drejtësisë.

Për këto të fundit rrezikon deri në 20 vite burg, dhe pse autoritetet federale kanë vendosur një dënim maksimal prej 21 muajsh për të gjithë ata që shpallen fajtor për sulmin.

Zjarr Tv Ad