Të gjithë kanë shanse për të kursyer, sado qofshin të ardhurat tuaja, por jo të gjithë gjejnë mënyrën e duhur si të heqin mënjanë para. Nëse deri më sot keni gjetur çfarëdo lloj justifikimi, tani ka ardhur fundi.
Në rrjet po qarkullon një sfidë kursimin 52-javore, pra një vjeçare që po bën namin. Janari është periudha më e mirë për të filluar e tani nuk jeni aspak vonë duke qenë se jemi vetëm në javën e dytë të vitit.
Çfarë është sfida 52-javore e cila në fund do t’ju shpërblejë me 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra?
Në thelb ju kurseni para gradualisht. Gjatë javës së parë, vendosni 1 mijë lekë të vjetra në një arkë kursimi. Javën e dytë të muajit duhet të kurseni 2 mijë lekë të vjetra, javën e tretë, 300 lekë të rinj, ose 3 mijë lekë të vjetra e kështu më radhë. Sfida bëhet çdo javë e më vështirë, duke qenë se kursimet duhet të rriten, por javën e fundit të vitit 2019 ju do të keni plot 1 milionë e 400 mijë lekë si pa e kuptuar.
Kjo është tabela që do t’jua vizualizojë të gjitha kursimet tuaja. Jemi vetëm në javën e dytë pra nuk jeni aspak vonë. Hiqni mënjanë 3 mijë lekë të vjetra, e vazhdoni kështu deri në fund të vitit./Living