“Dora në bakllava dhe kadaif”, Murrizi: Bashkimi i grupit të Bardhit me atë të Berishës? Hipokrizi!

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka kritikuar bashkimin e grupit të Gazment Bardhit me Sali Berishën, duke u shprehur se ndryshimet janë një akt hipokrizie dhe se po bëhen pa garë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish-deputeti Murrizi deklaroi se ky nuk është një bashkim, por çështje interesash për një grup njerëzish.

Ndërsa ngriti pikëpyetje se pse Agron Gjekmarkaj nuk jep dorëheqjen nga nënkryetari i Kuvendit, duke shtuar “edhe dorën në ballkave dhe në kadaif nuk shkon”.

“Edhe në Këshillat e tjera kombëtare kam qenë. Kam qenë deputet në kushtet më të këqija. Nuk mund të duartrokas çdo akt hipokrizie. Ata nuk u zgjodhën, Bardhi dhe Gjekmarkaj. Duhet të respektohet gara.

Berisha, Foltorja tha se u vra gara nga Basha. Duhen dy poste, meqë PD e madhe, se këta e pranuan, dështuan. Këta që erdhën me Berishën, nuk kanë lënë gjë pa thënë. Ne nuk jemi Partia e Punës. Mënyra më demokratike për ndryshimet është vota. S’do të isha as me Bardhin dhe as me Gjekmarkajn në garë. Vlera e një burri matet nga armiqtë që ka. Unë i ruhem këtyre parimeve të mia.

S’kam asnjë ngërç nga ky që jam. Ata duhet të ishin në garë. Nuk i kanë lënë sharjet. Me këtë drejtësi unë do të fshi opingat se nuk i kam besë. Bardhi dhe Gjekmarkaj duhet të garonte dhe të zgjidhej njëri prej tyre. Ky nuk është bashkim, por është çështje interesash për një grup njerëzish. Pse s’jep dorëheqje nga nënkryetari i Kuvendit Gjekmarkaj? Ai i hyn në hak njerëzve. Edhe dorën në ballkave dhe në kadaif nuk shkon?!”, tha Myslim Murrizi.

Zjarr Tv Ad