Dorëheqja e Petro Koçit, ironizon Artan Fuga: Bravo i qoftë!

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lajmit se deputeti Petro Koçi ka dhënë dorëheqje nga nënkryetar i Komisionit të Edukimit dhe Medias, ka reaguar akademiku i njohur Artan Fuga.

Fuga ironizon dorëheqjen e Koçit duke i sugjeruar që të ikë edhe si deputet sepse askush nuk e vret derrin për Petron.

Kujtojmë se Petro Koçi ka qenë iniciator i ligjit që i dha Skënder Gjinushit mandatin e dytë në krye të Akademisë së shkencave.

Postimi i Artan Fugës:

Petro Koçi paska konfirmuar në media dorëheqjen si nënkryetar i Komisionit të Edukimit dhe Medias në Kuvendin e Shqipërisë! Sa keq më vjen! Ishte vërtet një gur i rëndë në atë komision!
Por nga kurajua :

Bravo i qoftë!

Siç thotë vetë ai, në komision nuk çan njeri më kokë për të a u dorëhoq a jo, nuk e vret njeri derrin, thotë!
E përse ta vrasësh derrin? Ç’a faji ka derri se Petro Koçi jep dorëheqje?

Askush nuk interesohet më a jep dorëheqjen a nuk e jep Petro Koçi dorëheqjen. Askush nuk e vret derrin për këtë!

Edhe në tekstin e dorëheqjes gjej të njëjtat kontradikta logjike si në tekstin e projektligjit për Akademinë e Shkencave që mbante emrin e tij.

Gjykata Kushtetuese do ta hedhin në kosh. Projektligjin Koçi sepse shkel Kushtetutën me të dyja këmbët.

Unë i sugjeroj me dashamirësi si qytetar i republikës të japë dorëheqjen edhe si deputet, të largohet nga politika dhe të ushtrojë profesionin e tij bazë. Do të jetë më i vlefshëm për shoqërinë!

Ka për të parë se edhe po e bëri nuk e vret njeri derrin as për këtë, as derrin as ndonjë kafshë tjetër shtëpiake.

Thotë se projektligjin e tij e mbështeste shumica e komunitetit akademik…Me çfarë e mati Petro Koçi votimin, ku e bëri votimin, apo siç maten rezultatet e votimeve në Rrogozhinë?

Ishin dakord edhe ata të cilët përfitonin prej projektligjit të Petros.

Thotë se dorëhiqet sepse deputetët socialistë u treguan jo të vendosur për ta mbështetur! A thua se deputetët duhet të jenë rrota mulliri dhe çfarë t’u japin për të bluar duhet ta shkërmoqin! Çfarë koncepti prej detashmenti për deputetin!!!

Unë besoj se Petro Koçi e lexon kushtetutën. Si nuk sheh atje se asnjë deputet nuk e ka për detyrë të rreshtohet sepse mërzitet nënkryetari, veç në e bëftë me dëshirë apo nga ndonjë hall i madh.

Kolegët e Petro Kocit nuk kane qene dakord me te, prandaj nuk i shkonin pas sic thote vete. Jo me shkencetaret

Petro Koci mori drejtimin e një komisioni dhe votoi për 4 minuta e 30 sekonda projektligjin e tij kur asnjë ligj nuk ja lejonte ta bënte sa kohe ai komision ka një Kryetare. Ai theu rregullat proceduriale. Nëse e bëri me sukses, ai nuk ka përse dorëhiqet, por duhet të jetë krenar.

Emri i Akademisë së Shkencave dhe emri i tij do të jenë për jetë të lidhur në historinë e analeve juridike të Shqipërisë.

Është e rrallë për vdektarë si ne!

Pra, vështirë ta kuptosh dorëheqjen e Petro Koçit. Argumentet e tij janë të pabesueshme. Sikurse teksti i projektligjit që edhe një femijë e kuptonte se çfarë përfaqesonte!

Klasa politike, deputetët kanë nevojë të freskohen, dorëheqjet janë të mirëpritura, askush nuk e vret derrin, siç thotë Petro Koçi, por më mirë të jepen në heshtje se me këto tekste që të sjellin buzeqeshje kur i lexon!

Zjarr Tv Ad