Dorëheqja nga Komisioni/ Reagon Flutura Açka: Nuk më ka mbërritur ende ora për të ikur. Çdo sms që vjen nga…

0
251
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa një ditë më parë deklaroi se kishte dorëzuar dorëheqjen si kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, vjen një reagim nga Flutura Açka.

Kjo e fundit tha se nuk kishte ikur nga drejtimi i Komisionit.

REAGIMI I AÇKËS:

Nuk më ka mbërritur ende ora për të ikur

Unë doja t’ju tërheqja vëmendjen për Krimin Kushtetues që është bërë në Kuvendin e Shqipërisē më 19 korrik në Komisionin klandestin për projekligjin e paligjshëm mbi Akademinë e Shkemcave dhe atë të datës 20 korrik në Parlamentin e Shqipërisë me votimin e tij në shkelje te hapur të rregullores.

Doja t’ju kujtoja se shteti ligjor ka rēnë dhe kjo më dëshpëron.

Nuk kam ikur nga drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.

Është e vërtetë: KPEMIP është në krizë të rëndë politike, morale dhe etike e shkaktuar nga punizmi në Parlamentin shqiptar, nga ndërhyrjet brutale e Skënder Gjinushit, nga bashkëpunimi i heshtur i Kryetares së Parlamentit dhe heshtja e Presidentit të Republikës.

Çdo sms që vjen nga të dëshpëruarit që shëtisin trojeve të politikës, nuk mund të jetë lajm.

Por ja që ju e bëni lajm!

Zjarr Tv Ad