Gjekmarkaj tregon frikën e Bashës

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka analizuar veprimet e Lulzim Bashës dhe tha se kryetari i PD zyrtare nuk e zë në gojë emrin e Sali Berishës, pasi ka frikë.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News Gjekmarkaj theksoi se Basha nuk u përball kurrë as me Sali Berishën dhe as me anëtarësinë.

“Unë do doja shumë që edhe zoti Basha me të vetët të kthehen në tryezën e opozitës, qoftë për t’u parë sy më sy me Berishën, për të bërë atë betejë që ai nuk e ka bërë tek e fundit. Zoti Basha vërtet mori një vendim, por nuk u përball kurrë me anëtarësinë e PD, nuk u përball me Sali Berishën. Madje, edhe sot ai ka një frikë, nuk e zë me gojë emrin e Sali Berishës.

Nuk e bëri kurrë një betejë të ndarjes kulturore, nëse ishte fjala, lider i ri dhe lider i vjetër, por u bë një përfitues i kulturës politike të Berishës dhe tani thotë jam politikan i ri. Kjo nuk shkon”, tha ai.

Gjatë intervistës deputeti demokrat theksoi edhe njëherë faktin se nuk mbështet as Sali Berishën dhe as Lulzim Bashën, pasi dëshira e tyre për lidership tashmë konsiderohet një epokë të mbyllur.

Zjarr Tv Ad