Dosja “Partizani”/ “Berisha ka hallin e vet”, Hila me tone të ashpra: Opozita është e mbaruar, është bërë fërtele

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Dritan Hila nga studio e emisionit “Open” në News24, foli për dosjen “Partizani” ku ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion, si dhe komentoi gjendjen e opozitës.

Hila u shpreh se Berisha ka hallin e vetë, ndërsa shtoi se opozita shqiptare është e mbaruar dhe fërtele. Ndër të tjera analisti tha se Sali Berisha nuk ka qenë dhe nuk është monumenti i demokracisë shqiptare, teksa shtoi se ndaj ish-kryeministrit rëndojnë akuza të rënda në 30- vite të karrierës së tij politike.

“Berisha ka hallin e vetë. Opozita shqiptare është e mbaruar, është bërë fërtele. Berisha nuk është dhe nuk ka qenë monumenti i demokracisë. Nuk akuza nga më të rënda që mund ti bëhet një kryeministri në demokraci. Ka futur dy kryeministra në burg, ky ka hallin e vetë se goditet direkt nga Prokuroria. Probleme ky vend ka, por nuk ka hallet e opozitës. Opozita duhet të ngrihet për veten e vetë, por po i bie numri. Nuk shoh ndonjë entuziazëm të madh.”, u shpreh analisti Hila.

Zjarr Tv Ad