Dosja për “Gërdecin”, Gjykata Kushtetuese refuzon rekursin e Mediut

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që pranoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për dosjen Gërdeci.

Mediu nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se vendimi ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar. Shkelje u konsiderua sipas mbrojtjes dhe fakti se një gjykatë më e vogël prishi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas Gjykatës Kushtetuese kërkuesi s’ka shteruar mjetet ligjore efektive në dispozicion.

Rikujtojmë që në vitin 2009 një tragjedi ndodhi në fshatin Gërdec, aty ku ndodhej një depo e çmontimit të municioneve. 26 persona humbën jetën në shpërthim, të cilët punonin në këtë fabrikë demontimi.

Zjarr Tv Ad