Partizani publikon listën e miqësoreve, ja datat dhe emrat e kundërshtarëve

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Partizanit është nisur përpara dy ditësh drejtë qytetit të Pogradecit ku do të qëndrojë për rreth dy javë.

Ekipi i drejtuar nga Dritan Mehmeti do të përgatitet për zesonin e ardhshëm në këtë qytet edhe për shkak të temperaturave të favorshme. Përvec stërvitjes skuadra do të luaj edhe tre takime miqësore për të testuar lojtarët.

Në rrjetet sociale klubi ka publikuar datat dhe emrat e kundërshtarëve. Kështu të shtunën e 30 korrikut skuadra do të përballet me Dinamon, ndërsa përkatësisht në 7 dhe 13 gusht do të luhen edhe dy takimet e tjera me Bylisin dhe Teutën. Pas këtyre takimeve skuadra do të rikthehet në kryeqytet për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri që do të nis më 20 gusht.

Zjarr Tv Ad