“Dosja u përgatit në Tiranë”, Gjylameti i kthehet Berishës: Deklarata e tij është një dalje nga binarët, drejtësia është e pavarur nga politika

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte përgatitur dosjen me të cilën Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non-grata” liderin historik të PD-së.

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti e ka cilësuar deklaratën e Berishës si një dalje nga binarët për momentin. “Nuk e di si mund të interpretohet një deklaratë e tillë, e cila mendoj se është një dalje nga binarët për momentin, por nuk mendoj se është diçka e mirëmenduar me një logjikë të pastër. Nuk mund ta mendojmë se Sekretari i Shtetit mund të përgatisë një deklaratë të tillë, në bazë të një informacioni që i çon një shtet përkatës”, u shpreh Gjylameti në A2.

Sipas saj, drejtësia është e pavarur nga politika, por në vitet e mëparshme për shkak të drejtësisë së kapur, disa çështje shumë të dhimbshme për shqiptarët si “Gërdeci” apo “21 Janari” nuk janë zbardhur.

“Ndër vite në Shqipëri, për shkak edhe të drejtësisë së kapur, në shumë raste nuk ka pasur drejtësi, shumë herë të dhimbshme për shqiptarët, si Gërdeci apo “21 janari”. Sot jemi në një moment që kemi një drejtësi të pavarur nga politika”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad