“Drejtësia vonon por nuk harron”, Taulant Balla reagon mbi humbjen e gjyqit të Shkëlzen Berishës

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm pak orë pas daljes së vendimit për humbjen e gjyqit të Shkëlzen Berishës në SHBA ndaj autorit dhe shtëpisë botuese të librit “Qentë e Luftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilave u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të partise socialiste Taulant Balla.

“Drejtësia vonon por nuk harron”, kështu e nis Balla postimin në faqen e tij personale në Facebook. Kjo për shkak se gjatë mbledhjes së provave u gjetën shumë faktë dhe artikuj të cilat lidhin Shkëlzen Berishën më trafikun ndërkombëtar të armëve, gjë që solli dhe shpërthimin e Gërdecit, më 15 mars. Ai shton se ” Vendimi i Gjykatës Amerikane është detyrues për ri-hapjen e hetimit për krimin shtetëror në Gërdec.”

Më poshtë postimi i plotë i Taulant Ballës

DREJTËSIA VONON POR NUK HARRON

DREJTËSIA AMERIKANE KONFIRMON PËRFSHIRJEN DHE FAJËSINË E SHKËLZEN BERISHËS DHE PËRMES TIJ TË SALI BERISHËS NË MASAKRËN E GËRDECIT

VENDIMI I GJYKATËS AMERIKANE ËSHTË DETYRUES PËR RI-HAPJEN E HETIMIT PËR KRIMIN SHTETËROR NË GËRDEC

Një Gjykatë Apeli në SHBA ka rrëzuar përsëri pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht dhe u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh, shpërthimi i të cilës shkaktoi krimin shtetëror të Gërdecit.

Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën.

Gjyqtarët amerikanë në vendimin e shpallur dje, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrëzojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.”

Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë.

Zjarr Tv Ad