Dritan Abazoviç sulmohet brenda një diskoteke në Budva

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është sulmuar mbrëmjen e kaluar nga një person, në një diskotekë në Budva, raportojnë mediat serbe.

Kreu i qeverisë malazeze ishte i pranishëm në diskotekën Top Hill, për të ndjekur nga afër koncertin e Dino Merlin, kur një person është afruar për ta qëlluar dhe e ka ofenduar.

Menjëherë, reagoi sigurimi i kryeministrit Abazoviç, gjë që solli dhe një kaos në ambientet e diskotekës.

Sipas raportimeve, sigurimi ka hedhur dhe gaz lotsjellës në disko dhe mundi të evakuojë kryeministrin pa asnjë lëndim.

Aktualisht po vijojnë hetimet nga policia për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.

Zjarr Tv Ad