“Duan të më burgosin”- Ish-kryeministri nuk zmbrapset: Unë jam Sali Berisha, s’mposhtem kurrë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha është i vendosur të mos ndalë aksionin opozitar, pavarësisht kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për vendosjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Lideri demokrat, i cili pas votimit në Kuvend është pa imunitetin e deputetit, theksoi se duan ta burgosin, sipas tij pa asnjë provë dhe fakt, por deklaroi se nuk mposhtet kurrë.

“Në sy të gjithë botës i vidhet vula PD-së, kur shumica dërrmuese e demokratëve në dy palë zgjedhje dhe 3 votëbesime kanë zgjedhur Sali Berishën si kreun e tyre. Nga tmerri që kanë prej tij ndalohet emri i Sali Berishës në fletën e votimit.

Tani duan të më burgosin, por e vërteta është se nuk kanë asnjë provë ose fakt dhe kurrë s’do të kenë. S’jam i akuzuar, por person nën hetim dhe pas 3 vitesh hetime s’kanë gjetur asnjë dëshmi, provë e fakt kundër meje.

Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk mposhtem kurrë”, tha ish-kryeministri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Zjarr Tv Ad