Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD-së për marrëveshjen e emigrantëve

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për marreveshjen e emigrantëve.

Kolegji i Gjyqtarëve ka vendosur të mos e pranojë padinë e PD-së zyrtare, nën argumentin se forca politike nuk legjitimohet si subjekt t’i drejtohet gjykatës pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur.

Kjo ka qenë arsyeja pse padia e kërkuar si subjekt i PD-së me kryetar Lulzim Bashën është rrëzuar, pasi PD duhet të tregojë se ka interes të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë Gjyakata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e 30 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan si hap të parë pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes dhe më pas shfuqizimin e saj si antikushtetuese.

Gjë e cila bëri dhe pezullimin e kalimit për votim në parlament të marrëveshjes në seancën e datës 14 dhjetor.

Në 18 janar Gjykata Kushtetuese pritet të mbajë senacën ku do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve të PD-së për shfuqizimin ose jo të marrëveshjes.

Zjarr Tv Ad