“Duhet ta rekrutojmë them unë!”, Evi Kokalari i kërkon ndihmë Luizit për Lëvizjen Konservatore?

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari ka postuar një foto në rrjetet sociale, me këngëtarin Luiz Ejlli, për të cilin me humor shprehet se duhet ta rekrutojë në Lëvizjen e Konservatorëve Shqiptare që lancoi pak ditë më parë në Tiranë.

“Bëj të iki nga Shqipëria, dhe më del ky djali në Rinas. Duhet ta rekrutojmë them unë!!”, shkruan Kokalari në postimin e saj në rrjetet sociale, ku ka pasur dhjetëra komente, për shkak se politikisht Luizi doli në mbështetje të socialistit Benet Beci në zgjedhjet e fundit lokale të 14 Majit.

Pas kësaj Kokalari është detyruar që të bëjë një postim të dytë ku shkruan: Njerëz, unë politikë përçarëse nuk kam ndërmënd të bëj. Politikisht nuk korruptohen. Ato parime në të cilat besoj, nuk ndryshojnë as sot, as kurrë.

Takova komplet rastësisht Luizin, bëmë një foto, e postova. Kaq! Nëse unë mund ta rekrutoj atë dhe të tjerë për të ndihmuar në 2025, këtë do ta bëj sepse qëllimi im është fitorja ndaj Ramës, dhe s’kam ndërmënd të fokusohem tek fakti që Luizi shiti Xhozin & Berishën dhe ja fali shpirtin dushanit.

Dhe sërisht, nuk kam ndërmënd ti nënshtrohem mentalitetin përçarës që ekziston sot në Shqipëri. Ky mentalitet është ndërtuar i tillë pikërisht për t’ju përçarë dhe për t’ju sunduar. Love you all

Lëvizja Konservatore e Kokalarit është prezantuar si një alternativë për të bashkuar të gjithë të djathtët që nuk e gjejnë me veten te asnjë prej grupimeve të Partisë Demokratike. Kokalari ishte një prej mvështetëseve të procesit të Rithemelimit, por më pas ajo pati pakënaqësi me grupimin e Berishës, dhe ndërmorri iniciativën për të ardhur me një propozim të ri politik.

Zjarr Tv Ad