Ervin Salianji zbulon planin: Rithemelimi bëhet parti e re, me një emër ndryshe nga PD!

0
937
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Midis krizës që ka pushtuar Partisë Demokratike, e cila tashmë duket se është ndarë në tre kampe, deputeti demokrat, Ervin Salianji ka propozuar riformatimin e Rithemelimit dhe shndërrimin e saj në parti, qoftë edhe me një emër të ri, ndryshe nga ai i PD.

I ftuar në Spotlight me Alban Dudushin, Salianji deklaroi se kjo është një nga mundësitë për ta ribërë opozitën.

“I bie logjikës që këta që e mbajnë peng vulën, duhet ta sjellin vulën aty ku i takon, ku është shumica e demokratëve. Në kushtet kur ka një rang politik që e ka konfiskuar qeveria, që nuk ka një konkurrencë për të rrëzuar Edi Ramën, tek pjesa e vulës tani, por ka një konkurrencë për të qenë ministër i Ramës. Pra, praktikisht ai konkurrencën e ka me ministrat e Ramës. Kështu që ne nuk kemi punë më me të.

S’ka nuk bëhet, nuk bashkohen me interesat. Në këto kushte duhet llogaritur që nuk ka për të ndodhur që regjimi të lërë që të ndodhë që sigla të shkojë aty ku meriton, duhet gjetur një zgjidhje tjetër, edhe emërtimi. Është e para zgjidhje, jurdike dhe ligjore, e dyta është një mundësi për ta ribërë opozitën. Pra, nuk mbetesh më peng, ky është nënkryetar, ai sekretar, ky kështu, ky ashtu, e ribën dhe ecën nga fillimi duke bërë një proces dhe duke e zgjeruar e duke i dhënë mundësi cilitdo që ka pasur edhe një qasje ndryshe nga Partia Demokratike, (Rithemelimi), deri në këto momente që të përfshihet.

Unë e shoh si të vetmen rrugë që opozita të jetë konkurruese dhe fituese, në zgjedhjet e 2025-ës. Nuk mund të mbetesh peng i konvencioneve dhe qeverisë. Nga ana tjetër, duhet ribërë opozita, ka nevojë për energji të reja, ri qarkullim të elitave, njerëz që konkurrojnë me ide”, deklaroj Salianji.

Zjarr Tv Ad