Gazetari: Shqiptarët nuk e duan Berishën! Basha ka shansin të përfitojë nga kjo

0
504
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse Basha do realisht të udhëheqë PD duhet të largojë prej saj figura të vjetra të epokës Berisha.

Sipas tij, shqiptarët kanë treguar se nuk e duan Berishës, dhe Basha duhet t’u tregojë shqiptarëve se është më i mirë se ai.

“Duhet që shtylla kurrizore të jetë një material i ri që është euroatlantike dhe nuk është i verbër ndaj kryetarit. Rruga e Bashës dhe gjithë skuadrës është një rrugë e gjatë, mund të duhen mbi 5 vite. Shqiptarët kanë treguar që nuk e duan Berishë, tani Basha duhet t’i bëjë këta shqiptarë ta besojnë që realisht Basha është më i mirë se Berisha, as këtë se duan mjaftueshëm dhe lufta e Bashës kjo është, të bëjë koalicion me ata që duhet”, tha Muça.

Zjarr Tv Ad