“Duhet të reflektojmë! Qeveria jonë s’e do Europën”, Shehi mesazhe të forta nga Kuvendi: Halli i nëpunësve se po i vjen BE te dera për t’i kontrolluar

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti opozitar, Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit ka dhënë mesazhe të forta për politikën shqiptare, ndërsa nuk i kurseu akuzat për qeverinë “Rama”.

Duke iu referuar marrëveshjes me KE për fondet IPA, Shehi tha se qeveria nuk e do Europën, por e ka mendjen se si të zbatojë planet për të marrë këto para.

Sipas tij halli i nëpunësve është fakti se po ju vjen te dera BE për t’i kontrolluar.

S’ka para për të shpërndarë, por ka plan se si të prishen paratë e Europës. Gjykoj se çdo lloj pr/ligji është reflektim për këtë parlament për raportin e Shqipërisë në BE. Nëse duam Europën, ajo është një dimension më i madh. Do doja të thoja se ne duhet të reflektojmë të gjithë për këtë situatë. Ku është Shqipëria, Europa dhe pse jemi kaq vonë? Para 20 vitesh kam pasur rastin të shkoj në Berlin dhe para portave që ishte simbol i ndarjes së Europës, pashë në darkë, kemi qenë 3 deputetë nga PS dhe 3 nga krahu tjetër, pashë dhjetra adoleshentë të huaj që përshëndetshin.

Mendova: A do bëhen fëmijët tanë që të gërthasin me flamurin kuq e zi në dyert e Europës. Ka shumë pak Shqipëria proeuropianë, jo thjesht që nuk na duan ne, por këta që qeverisin nuk duan, Shqiptarët duan, se andej po ikin se kokën e kemi pasur nga perëndimi. Ku jemi pas 20 vitesh? Këtu ska dashur për Europën, se Eruopa kërkon ça rregulla. Qeverisë i japin bezdi rregullave të Europës. Do e linin policët e Europës që të mbillej kanabis si misri në Shqipëri? A e keni parë investimet? Europiane janë? Gjysma e investimeve vijnë nga lindja e Mesme. Këtu s’ka Europë. Pse s’ka kompani franceze, italiane, pse? Se ata e kuptojnë se nuk e do qeveria Europën. Tani do i duhet të bëjmë avokati Vuçiçit. Ndaj e kemi këtë vështirësi ne.”, tha Shehi.

Zjarr Tv Ad