Duka kundër Berishës në krye të PD: Është 80 vjeç

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka tha këtë të martë në Euroneës Albania se bashkimi i partive të vogla opozitare, nuk ka për qëllim, faktorizimin e Sali Berishës si kryetar.

Ai tha se duke u nisur nga vetë mosha e kreut të “Rithemelimit” ai nuk ka një perspektivë politike ndërsa shtoi se synimi i këtij bashkimi është që opozita të jetë më e fortë përballë mazhorancës në zgjedhjet e 2025.

“Biologjikisht nuk ka perspektivë Berisha, s’ka si të ketë, se është 80-vjeç. Unë nuk mendoj se idetë opozitare kanë qenë të tilla, për bashkimin e sa më shumë pjesëve të opozitës, që ne partitë e vogla kmei marrë iniciativë.

Nuk është ideja të faktorizojmë Berishën, por ideja është të bëhemi më të fortë, për t’ju imponuar mazhorancës dhe të ngjallim sinergji për fitimin e zgjehdjeve, apo të marrim sa më shumë vota. Të bashkuar, sidomos me këtë kod zgjedhor, jemi shumë më të fortë se sa të ndarë”,-tha Agron Duka.

Zjarr Tv Ad