Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestën e studentëve duke publikuar nje video në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shkruan se studentët sot nuk duan të marrin leksione, por vetëm i kanë dhënë leksione “parisë” prepotente të vendit.
Duma gjithashtu është njëherësh dhe pedagoge tek Fakulteti i Shkencave Sociale, tregon se në sallat e leksionit, studentët nuk kanë shkuar në auditor.
Postimi i plotë
“Në mbi 15 vite leksione nga sallat e universitetit, sot sallat janë bosh dhe studentët nuk marin por po japin leksione. Ata i dhanë nje leksion të madh “parisë” prepotente të vendit dhe nën acarin e stinës ngrohën shpresën më të madhe të shqiptarëve për ndryshim”, shton në postimin e saj deputetja e PD.