Dy vëllezër në Durrës kanë plagosur me thikë një person.
Paraditen e sotme, rreth orës 10:00, në Shënavlash, tek tregu i makinave dy vëllezër kanë goditur me thikë 23- vjeçarin B.L., banues në Sallmone të Shijakut.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Efektivët e policisë, në sajë të ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht E. C., 17 vjeç dhe A.C., 15 vjeç, banues në Durrës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se 17- vjeçari punonte herë pas here për larjen e makinave te tregu i automjeteve. 23- vjeçari i plagosur merrej me shitjen e makinave dhe dyshohet se një debat i momentit për motive ende të pasqaruara ka çuar në plagosjen e ditës së sotme.
Ndërkohë uniformat blu të sinjalizuara për çka ndodhi, shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Efektivët e policisë mblodhën provat materiale dhe pyetën dëshmitarët me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës.