Durrës/ Grabitja e parave, arrestohen rojet private

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme janë arrestuar dy policë privatë që shoqëronin furgonin me paratë e bankës, që u vodhën pasditen e 14 dhjetorit në zonën e Shkozetit

Ata akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin.

Grabitja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit.

Tre autorët të armatosur dhe të maskuar shfrytëzuan kohën e keqe me shi për t’i ngritur pritë makinës së kompanisë private të sigurimit dhe për t’i grabitur paratë.

Gjykata e Durrësit ka vendosur, vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të datës 14.12.2018, ora 24:00,  të shtetasit Fejzi Hekuran Sakaj, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal, në zbatim të nenit 259 pika 3 të Kodit Procedurës Penale si dhe caktimin e masës shtrënguese “Arrest në burg” ndaj personit nën hetim Fejzi Sakaj, në zbatim të neneve 232 gërma “dh” e 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Zjarr Tv Ad