Dvorani: Bëra sqarimet në prokurori, hetimi nuk bëhet në media

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Presidentit, Ilir Meta në Prokurori është thirrur edhe kreu i KED, Ardian Dvorani. Marrja ne pyetje ka zgjatur mbi 3 ore dhe ne fund  dha nje prononcim për media

“Përmbusha detyrimin për tu paraqitur në prokurori. Është prokuroria që do të bëje hetimet dhe verifikimet dhe më pas gjykata nëse ka”

Pyetje: Meta pretendon se disponon disa video ku ju kompromentoheni?

Ardian Dvorani: “Hetimi nuk zhvillohet në media as televizione po në godinë, aty kam thënë të gjitha. Kam dhënë shpjegime sepse unë mendoj që nuk ka nevojë të paraqiten prova, por i takon prokurorisë të vendosë cfarë provash të marrë dhe kjo është në autoritetin e tyre”

Dvorani tha se nuk ka nevojë për publicitet, ndaj theksoi se nëse kushtetuta dhe ligji do t’ia imponojë për të bërë një kallëzim, atëhere do ta bëjë.

Ardian Dvorani: Funksionarët e lartë kushtetues duhet të jenë seriozë në përdorimin e ligjin. Nuk mund ti përdorësh në mënyrë abuzive. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe as për publicitet. Unë jam gjyqtar, nuk kam elektorat, unë thjesht në rast se konstatoj që ka një fakt penal jam i detyruar të bëj kallëzim penal. Kjo është një detyrim për cilindo që ka dijeni për fakte penale duhet ti denoncojë. Unë nuk jam në garë me kërkush, nuk llogarit kërkënd. Unë llogaris raportin tim me kushtetutën dhe ligjin, nëse këto më imponojnë të bëj një kallëzim do të bëj.

Një ditë më parë në Prokurorinë e Tiranë u paraqit edhe kreu i shtetit Ilir Meta, i cili për një orë dëshmoi mbi padinë e depozituar ndaj Dvoranit.

Meta tha se rasti është tmerrësisht flagrant dhe prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike. Ai u shpreh se janë të gjithë provat për të vepruar ndaj Dvoranit.

Zjarr Tv Ad