Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Dy persona në Fier dhe Lushnje janë arrestuar nga policia pasi ishin shpallur në kërkim për “Vjedhje”.
Në pranga ka përfunduar shtetasi A.T, 26 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin e datës 02.04.2015, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje”.
Po kështu u arrestua shtetasi E.K, 24 vjeç, banues në Berat.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me Vendimin e datës 19.07.2018 ka vendosur masen e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes”.