Dy të tretat e akujve në Alpe do të shkrihen deri në vitin 2100

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas një studimi, dy të tretat e akujve në Alpe do të shkrihen deri në fund të këtij shekulli për shkak të rritjes së temperaturave nga ndryshimet klimatike.

Gjysma e akullit në male do të shkrihet deri në vitin 2050 për shkak të ngrohjes globale që tashmë është shkaktuar nga gazrat e liruar në të kaluarën. Pas kësaj, edhe nëse lirimi i karbonit bie në nivelin zero, dy të tretat e akujve do të shkrihen deri në vitin 2100.

Nëse sasia e lirimit të gazrave vazhdon të mbetet e njëjtë, akujt do të zhduken plotësisht nga luginat e Alpeve deri në fund të këtij shekulli. Shkencëtarët thonë se humbja e akujve do të ketë ndikim të madh në burimet ujore për fermat, hidrocentralet, natyrën dhe turizmin, sidomos gjatë kohës së thatësirave.

“Akujt në Alpet Evropiane dhe shkrirja e tyre janë një nga shenjat më të qarta për ndryshimin e vazhdueshëm të klimës”, tha Daniel Farinotti, ekspert i akullnajave dhe një nga anëtarët e ekipit hulumtues të këtij studimi.

Në shkurt të këtij viti, përmes një studimi u zbulua se një e treta e akujve në fushat e Azisë do të shkrihet për shkak të ndryshimeve klimatike, gjë e cila do të sjellë pasoja serioze për gati dy miliardë njerëz që jetojnë në pjesët më të ulëta, shkruan “The Guardian”.

 

Zjarr Tv Ad