Nga Ylli Dylgjeri
Uleritese eshte dosja juaj Ulsi!
Te rikujtosh pergjimet e gazetes prestigjoze Bild në Qershor 2019, dosjen hetimore, ku provohej qartë jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e votimeve në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e strukturuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, e udhehequr personalisht nga Edi Rama, Kryeministër, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, deputete e Minister Drejtesie sot ne Kuvendin e Shqipërisë, e plot te tjere emra te oficereve te Policise se Shtetit”, eshte te jetosh mes uqerish.
Te degjosh sot keto ligjerime ne Kuvendin e Shqiperise, apo fjalen e Damian Gjiknurit per arritjet e reformes ne drejtesi eshte palacolleku me i ndyre i kohes. Ke te degjosh per arritjet, Damianin apo Majkon qe thote se ketu mban era nevojtore? Me tej Gjiknuri na theksoi se shqiptarët kanë nevojë për drejtësi nga të gjitha anët! Dmth kane nevoje per nevojtore ne te gjitha anet.
Dhe me tej duke rreshtuar te kapurit ne flagrance ne vite, haroi te rreshtohej edhe vete ne pergjimin qe cuditi boten. Ketu mbyllet ky koment, ketu fillon pylli, ketu fillon ulerima, ketu pranon se jeton me ujqerit, qe nuk kane lidhje me boten njerzore. Kjo eshte partia fituese qe kerkon te na binde me drejtesi, keto jane njerzit qe na drejtojne…keto jane fituesit e zgjedhjeve, keto jane rruga e mbare!
Lajmi i fundit thote: Shqiperia vendi me i korruptuar ne Europe qe le pas vetem Rusine.