Rrëfehet Asllani, Interi dashuri e vjetër

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kristjan Asllani ka vetëm pak ditë që është transferuar nga Empoli tek skuadra e Interit. Mesfushori i kombëtares i ka fituar shpejtë zemrat e tifozëve zikaltër me paraqitjet e tij por jo vetëm.

Asllani tregon se ka qënë tifoz i Interit që në fëmijëri. Dhe këtu nuk flasim për deklarata boshe, në fëmijërinë e tij futbollisti shfaqet shpesh në foto i veshur me ngjyrat zikaltër apo edhe foto të bëra më yje si Zanetti.

Por përtej fotografive Kristjani ka treguar një episode të ndodhur gjatë finales së Champions në 2010 që ishte edhe një nga vitet më të suksesshme të zikaltërve që u shpallën Kampion Europe.

“Në 2010 isha vetëm tetë vjec dhe qëndroja me majat e këmbëve në një local mes dias njerëzve me të rritur dhe me të gjate se unë, duke kërkuar të shihja ndonjë cep të ekranit që po transmetonte finale e Uefa Champions League kundër Bayernit të Mynihut. Atë natë e kuptova që e doja këtë skuadër” shprehet Asllani.

Zjarr Tv Ad