Dyshohet se u mbyt me çarçafët e burgut, identifikohet shqiptari në Greqi

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shtetas shqiptar është gjetur pa shenja jete në rajonin e policisë në Kalkidha, 70 km në veri-lindje të Athinës, bëhet fjalë për 52-vjeçarin Kastriot Periku, nga Skrapari.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodh gjatë orëve të natës të së enjtes 20 korrik.

Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë së policisë të Kalkidhës, shtetasi shqiptar ishte ndaluar prej policisë dhe mbahej në birucë për t’u dërguar në gjykatë për masë sigurie.

Në rrethana që ende nuk dihen, ai u gjet i varur me një çarçaf në kangjellat e birucës, menjëherë u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Lidhur me incidentin, prokuroria ka hapur një hetim, ndërsa policët dhe oficeri i rojës janë marrë të pandehur nën akuzën e shkeljes së rregullave të shërbimit.

Sipas mediave greke 52-vjeçari priste dëbimin pas shlyerjes së dënimit. Kjo është vdekja e tretë e emigrantëve shqiptarë që nga fillimi i vitit 2023.

Zjarr Tv Ad