Shumica prej nesh kur dëgjojmë për Indonezinë, gjëja e parë që na bie ndërmend është se ai është shteti me popullsi më të madhe myslimane. Mirëpo, në Indonezi ka edhe fise të tjera, me besime që mund të duken tepër të çuditshme për ne. Në fisin Toraja të vdekurit mbahen me muaj e vite në shtëpi, ndërkaq më pas varrimi i tyre nuk bëhet në dhe, por skeletet e tyre mund të shihen të ekspozuara në kodër të periferisë së fshatit, raporton lajmi.net.
Tana Toraja është një grup etnik indonezian që jeton në viset malore të regjionit Sulawesi.
Ndonëse shumica e popullatës së saj është e krishtere dhe myslimane, disa nga viset lokale kanë edhe bindje animiste që njihen si “aluk”, përkthyer në shqip si “mënyra”. Ky besim i tyre është i njohur edhe zyrtarisht nga Qeveria e Indonezisë si “mënyra e të parëve”.
Mirëpo, ajo çfarë i bënë më specifik Trojanët janë ritet e tyre të varrimit.
Ceremonia e vdekjes së ndonjë pjesëtari të familjes zgjat me muaj dhe vite të tëra dhe është shumë e kushtueshme. Sa më e pasur që të jetë familja e të vdekurit aq më shumë zgjat dhe kushton ceremonia e “varrimit” të atij pjesëtari.
Pas qëndrimit me muaj e vite në shtëpi të kufomës, është koha e partjes së saj në varrin e gdhendur në gur. Kufomat në shumicën e rasteve vendosën në këmbë dhe mund të shihen lehtë nga vizitorët e pyllit.
Kjo ceremoni kushton shumë. Familjes i duhet të përgatis ushqim për një numër të madh të banoreve. Përveç kësaj, organizohen edhe lojëra e rituale tjera të ndryshme si: vajtimi, kënga, ndeshja e ballicave etj.
Gjithashtu, duke qenë se edhe varri duhet të përgatitet brenda shkëmbit të madh, duke e gdhendur atë, ky proces merr po ashtu shumë kohë.
Disa familje, kryesisht ato më të pasurat, bëjnë gdhendje më të gjerë, me qëllim që aty të vendosen edhe pjesëtarët tjerë të familjes. (lajmi.net)