E dashuruar me kukullën e saj ‘bebe’

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aoife Kearney, 26 vjeç, nga Irlanda e Veriut, e cila ka autizëm, thotë se kukulla që ajo e quajti ‘Dominik’ e ka ndihmuar atë me vështirësitë e saj të të mësuarit.

Ajo pranon se nuk ka dashur kurrë një fëmijë të vërtetë dhe nuk ka “interes” të ketë një të dashur, kështu që një kukull që “nuk mund të qajë, të bëjë rrëmujë apo zhurmë” është e përkryer për të.

Aoife thotë se ajo i është nënshtruar komenteve mizore dhe talljeve nga të huajt që e kanë cilësuar një gjë të tillë si “rrënqethëse”, por thotë se Dominik e ka ndihmuar me të vërtetë me vështirësitë e saj të të mësuarit.

“Unë nuk jam më e shqetësuar në situata sociale sepse e kam, dhe ai më shoqëri në shtëpi,” thotë ajo.

Aoife thotë se nata e saj e përsosur është kur rri ulur në divan duke shikuar TV me Dominikun.

“Më pëlqen të përqafohem me të dhe të shoh televizor, ose të bëjmë selfie së bashku”.

Aoife u diagnostikua me autizëm në moshën 19 vjeçare. Duke u rritur, ajo nuk kishte shumë miq, sepse ajo ishte e turpshme.

Në vitin 2010, kur ishte 16 vjeçe, shikonte një dokumentar për kukullat bebe  me nënën e saj Eileen Hanna, 53 vjeç.

Ajo nuk mund e besonte syve se sa reale dukeshin  dhe ëndërronte të kishte një për vete.

“E dija që një ‘fëmijë fals’ do të ishte shoqëria më e mirë që do të kisha,” kujton ajo.

“Ata dukeshin të admirueshëm dhe do të ishin kaq të bukur për t’u përqafuar.

“Më në fund, vitin e kaluar në gusht, bleva një në internet për vetëm 100 euro nga një zonjë e quajtur Sue, e cila është gjithashtu një koleksionist i kukullave bebe. Jemi tani shumë mikesha të ngushta, të bashkuara nga hobi ynë i përbashkët.

“Bebushi im ia vlente për pritjen 7 vjeçare. Kur arriti, isha shumë e emocionuar. Ai peshonte pesë kilogramë e pak,  të njëjtën peshë si një bebe.

“Unë e përkund atë për orë të tëra dhe mendova se ai ishte i bukur. Çertifikata e tij e lindjes e quajti atë Domenik, që vendosa ta mbaj, sepse ky emër i përshtatet atij.

“Unë kurrë nuk kam kërkuar një fëmijë të vërtetë dhe unë nuk kam asnjë interes të kem një të dashur. Pra, të kesh një kukull bebe, është e përkryer për mua.

“Gjëja më e mirë e Dominik është se ai nuk mund të qajë, të bëjë rrëmujë apo zhurmë”.

Që nga ajo ditë, Aoife do të merrte Domenikun me të në një bartës foshnjash, në parukeri, bare dhe restorante.

Ajo i ka krijuar edhe në një gardërobë të plotë, me gjithçka i duhet një foshnje. Aoife bleu shumicën e rrobave të Dominik në eBay.

Aoife pretendon se Dominik jo vetëm që ka ndihmuar me vështirësitë e saj të mësuarit, por ka ndihmuar gjithashtu të luftojë vetminë e saj.

Ajo thotë: “Domenik është ajo që unë e quaj ‘kukulla ime e terapisë. Ai e ka ndryshuar plotësisht jetën time.

 

 

Zjarr Tv Ad