E fundit/ Sëmuret Aleksandër Vuçiç…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, anuloi disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit. Lajmi është konfirmuar nga këshilltarja për media e Presidentit, Suzana Vasiljevic, duke thënë se shumë shpejt ai do të kthehet për t’u takuar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe për t’u marrë me Kosovën.

“Shëndeti i Presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër mbrëma Ursula von der Layen arrin dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë,” ka thënë ajo për Euronews Serbia. “Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të bëjë një pushim”, shtoi këshilltarja.

E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht. “Shpresoj që gjithçka do të jetë mirë, është vetëm çështje lodhjeje,” tha këshilltari i Presidentit.

Sipas Vasiljeviç, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, janë shtyrë. Fjalimi i shpallur i Vuçiçit në konferencën dy-ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së” në Novi Sad u anulua gjithashtu.

Zjarr Tv Ad